Invalidi i UÇK-së nga Kumanova ka disa fjalë për Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin: Jeni mashtrues ordiner!

Talat Xhaferi, ti dhe Ali Ameti jeni mashtrues ordiner të cilët e keni shitur gja°kun e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, ti je një nivel i ulët, i pa vlerë dhe mashtrues ordiner, mos shpif për Dëshmorêt, Invalidët dhe veteranët e UÇK-së se kinse ata janë të sistematizuar kjo është një mashtrim…. “emisioniTV21 05.06.2023”

Shkruan Besim Aliu i pa sistematizuar dhe i pa punësuar, ish ushtarë i UÇK-së, invalid i luftës së 2001 dhe pjesmarrës në tre luftrat e UÇK-së, direkt në vijat e frontit por edhe indirekt me metoda logjistike.
Nuk të lejojmë ti nënçmosh Dëshmorët, Invalidët dhe veteranët e UÇK-së për t’ia bërë qejfin Maqedonëve, Serbëve, Grekëve dhe Bulgarëve.
Talat Xhaferi ti je i rrezi•kshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shqiptarëve të Iliridës.
Ku ka paturpësi më të madhe se sa ta vësh në pikëpyetje statusit e Dëshmorëve, Invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
O Talat, ushtarët e UÇK-së nuk luftuan për ti zgjidhur pro°blemet Greko-Maqedone dhe Bullgaro-Maqedone që këto të fundit të bëhen shtetëformues kurse shqiptarët të mbesin 20%.
Talat Xhaferi ti je një mashtrues ordiner i cili ke shitur gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së
E vërteta është se Talat Xhaferi mbrëmë në “TV21 05.06.2023” bëri cirkuz publik për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë ndaj UÇK-së.
Njeriut që atij i takon të marrë vendime të rëndësishme për ushtarët e UÇK-së dhe për të ardhmen e atyre që derdhën gja°kun, Talati pa kufrar turpi del në emision dhe i nënçmon ushtarët si me qenë lypsar endacakë që kërkojnë lëmoshë…
O Talat, familjet e Dëshmorëve, Invalidët dhe veteranët e UÇK-së nuk janë lypsar endacakë atyre duhet të ju zgjidhet statusi njëhere e përgjithmonë…
Një fjalë popullore thotë “çka është turpi për rezilin”