Nënkryetari i Ansamblit “Emin Duraku” Shaip Zeneli sot vizitoi Ansamblin Shtetëror shqiptar dhe drejtorin Shkodran Tolaj
Në prag të Turneut Ballkanik të Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në RMV, nënkryetari i shoqërisë “Emin Duraku” z.Shaip Zeneli vizitoi për herë të parë Ansamblin shqiptar duke uruar drejtorin Tolaj për punën e vazhdueshme dhe duke i dëshiruar rrugëtim të suksesshëm në Turneun Ballkanik!
Ai ishte i shoqëruar nga dy fëmijët e tij Ukën dhe Edën të cilët nga afër u njohën me plisin dhe vlerat tona kombëtare që i ruan ansambli ynë si pasuri për ta dhe brezat e rinjë! Drejtori Tolaj z. Zenelit i dhuroi CD-të dhe monografitë e publikuara nga amsambli!
Poashtu i dhuroi plisin identifikues të ansamblit i cili do të rrugëtojë bashkë me z.Zenelin i cili si ish luftar do të zhvillojë maratonë ecje nga Shkupi në Koshare bashkë me shokë e tij të idealit!
Një mikëpritje e ngrohtë dhe plot dhurata nga ansambli iu dhuruan Ukës i cili është simbol i sfidimit të vështirësive dhe model i forcës bashkë me familjen e tij!
Drejtori Tolaj shfrytëzoi rastin që ta përgëzojë z.Zeneli për angazhimin e tij në sukseset e Ansamblit “Emin Duraku” duke uruar prezantim dinjitoz dhe triumf në festivalin ku aktualisht marrin pjesë në Republikën e Çekisë!