Smira i ka bërë ta shikojnë gishtin edhe pse gishti qartë po tregon “hënën”!

Kolegu im, një njohës i mirë i rrethanave politike, në një kafe çasti më pyeti se pse përsëri disa udhëheqës politik filluan të flasin me smirë për BDI-në!?

Ju përgjigja se smira i ka bërë ata që të mos e shikojnë “hënën”, por vetëm gishtin edhe pse gishti qartë po tregon “hënën”!

“Njeriu lind i lirë, e gjithandej është në vargonj.” Këtë fjali e gjejmë te libri “Mbi kontratën shoqërore” të Rusoit!

Kjo thënje ka shkaktuar debate të shumta! Ideja se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët është kundërshtuar hë për hë. Rusoi e ka argumentin e së kundërtës. Gjithësesi se një marrëveshje shoqërore duhet të ekzistojë në mes të njerëzve të një shteti! Fuqia sovrane do të rrjedhë prej asaj shoqërie dhe kështu do të flaket e drejta natyrore e pushtetit mbi tjetrin!

Gjithkush do të pajtohet me Rusoin kur potencon se të gjithë njerëzit, për nga natyra janë të barabartë dhe se pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së një shteti!

Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar, … BDI-ja në momentet më të rëndësishme të shtetërimit të vendit, morri për sipër krijimin e një Fronti për Evropë, për të siguruar fillimisht ndryshimet kushtetuese dhe më pas edhe integrimin formal në Bashkimin Evropian!

BDI -ja, me maturi politike po e shtron problemin se si të ndërtojmë një shoqëri politike në të cilën njeriu egoist të shndërrohet në një qënie racionale dhe rrjedhimisht liria e secilit të përputhet me lirinë e të gjithëve. Pra, çështja është se si të çlirohen një pjesë e shoqërisë maqedonase nga çadra e egoizmit dhe kjo zgjidhje për filozofinë politike është e pazëvendësueshme!

Mënyra e këtillë e shtruarjes së problemit duke ndërtuar Frontin për Evropë, i ka bërë disa udhëheqës politik që të flasin përsëri për BDI-në me smirë!

Smira i ka bërë ta shikojnë gishtin edhe pse gishti qartë po tregon “hënën”!

Shkruan : Agim Nuhiu