Kaltrina Fetoja kandidate për anëtar të degës së BDI-së Kërçovë.

Vizioni i Ali Ahmetit është qëllimi, strukturimi i mirëfilltë partiak është rruga, aktivizimi partiak është mënyra!

Të nderuar familjar, miq, bashkëqytetar dhe në veçanti ju rini, siç edhe tashmë jeni të informuar para disa ditësh, mora përgjegjësinë të kandidoj për anëtar të degës së BDI-së Kërçovë. Besoj që aktivizimi im partiak më jep kredibilitet të plotë që ky aktivitet të kulminoj me funksionin e lartpërmendur ku do të mbroj interesat e rinisë.

Ju ftoj që të Dielën më 2 korrik të rrethoni numrin 20 për të konkretizuar vizionin e BDI-së së re të Kërçovës, BDI e dekadave të ardhshme.

Urime dhe suksese të gjithëve!