KREATIVITETI (në kuptimin e detyrave policore):

Shkruan : Mr.Sevdail Xhaferi

Shumë autorë të cilët merren me shkencën e sjelljeve njerëzore, kanë përfaqësuar qëndrimin sipas së cilave në organizatat udhëheqëse mundësitë për kreativitet janë shumë të vogla. Mirëpo, me zhvillimin e shoqërisë në tërësi, gjithnjë e më tepër shquhej kërkesa urgjente për përmbajtje kreative dhe inkuadrimin e metodave moderne në punën e organizatës policore.
Aktivitetet e përmendura duhet të aftësojë sistemet policore për ndryshimet operative dhe organizative me qëllim të adaptimit në situatën prezente të sigurisë.
Kjo njëherazi është edhe shansi i braktisjes së stereotipave të vjetra të principeve organizative udhëheqëse monokrate dhe ndërmarrja e masave të cilat do të kontribuojnë në krijimin e atmosferës optimale punuese, posaçërisht zhvillimit të ndjenjës së sigurisë tek anëtarët e policisë.
Në nivelin e organizatës policore ofrohen mundësi të gjithanshme që në mënyrë kreative dhe profesionale të formojë doktrinën dhe strategjinë e veprimit policorë.
Të gjitha këtyre shenjave relevante udhëheqësi duhet të afrohet në mënyrë kreative, në mënyrë që të bëhet pedigree respektive në kornizat e strukturës organizative. Përveç kësaj, nëse udhëheqësi është kreativ, ai krijon asi lloj marrëdhëniesh Brenda strukturës policore në të cilën policët shohin të vetmen rrugë të vërtet për zhvillimin e tyre profesional dhe specialistik, respektivisht zhvillimin e aftësive punuese dhe përfitimit të parimeve positive njerëzore dhe sjelljeve në bazë të normave morale. Posaçërisht nëse kemi parasysh gjithë ndërlikueshmërinë, rëndësinë shoqërore, natyrën delikate të punës, ku duhet të vijnë në shprehje dituria, ndershmëria, profesionalizmi, aftësitë, përgjegjësia, specialistika, operativiteti, objektiviteti, zelli, paanshmëria, modestia etj. Njëherazi, është rasti për policinë e cila shef organizatën si shansë për ndërtim si personalitet dhe fitimit të motivimit për përkryerjen e detyrave dhe punëve në mënyrë të ndërgjegjshme, ligjore dhe profesionale-etike. Policia atë e shef si mënyrën e vetme për përfitimin e respektit, përkrahjes dhe ndihmës së publiku të gjerë. Prandaj, mendojmë se në shërbimet e sigurisë rëndësi e veçantë duhet të kushtohet punës kreative, sikurse nga ana e udhëheqësve, po ashtu edhe nga ana e anëtarëve të policisë.