Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në disa lokacione në Maqedoni, gjatë të cilave janë arrestuar disa persona.
Jozyrtarisht, në mesin e të arrestuarve ka edhe anëtarë dhe zyrtarë të lartë të BDI-së në pushtet.
Siç ka mësuar portali “Lokalno”, mes të arrestuarve janë edhe inspektorë tatimorë dhe biznesmenë.
Një nga emrat e përmendur sipas portalit maqedon mes të arrestuarve është funksionari i BDI-së në DHP(UJP), Ismet Guri i BDI-së, i cili ditë më parë u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg në rastin “Titanik 3” për manipulim të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-ës në Çair.
MPB lajmëroi se më shumë informacione do të jap gjatë ditës.(INA)