Komuna e Likovës për dy ditë humbi dy figura të respektuara: Vëllezërit Fetai gjatë jetës bashkë edhe në amshim shkuan bashkë!

Komuna e Likovës për dy ditë humbi dy figura të respektuara: Vëllezërit Fetai gjatë jetës bashkë edhe në amshim shkuan bashkë!

Brenda dy ditëve kanë ndërruar jetë dy figura të respektuara nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës. 

Bëhet fjalë për vëllezërit Ridvan dhe Zejdi Fetai, të cilët vite me radhë jetonin në fshatin Opajë.

Ata ishin të pandashëm gjatë tërë jetës, kurse edhe jetë kanë ndërruar me një ditë dallim, e janë varrosur sot në të njëjtën ditë në fshatin Sllupçan. 

“Keni qenë të pandashëm në këtë botë, vendosët me ikë bashkë edhe në botën tjetër”, kanë shkruar familjarët e tyre. 

Zejdi Fetai ishte mërgimtar me dekada në Belgjikë, kursr vëllau i tij Ridvani afarist i njohur dhe Fetai një ndër themeluesit e mullirit “Ade Opajë”.