Dyshohet se persona të armatosur e të maskuar janë brenda manastirit në Banjskë

KoSSev

Shkodrane Dakaj

Shkodrane Dakaj

24.9.2023 – 10:57

Një polic i Kosovës është vrarë, një tjetër është plagosur e një është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Banjskë të Zveçanit. 

KALLXO.com mëson se Policia tashmë është vendosur me disa ekipe e njësi të ndryshme speciale në afërsi të Banjskës, në afërsi të vendit në të cilin u vra një polic e u plagos një tjetër. 

Siç ka marrë vesh KALLXO.com, dyshohet se brenda në manastirin në Banjskë janë disa persona të maskuar e të armatosur. 

Përveç ekipeve të Policisë në afërsi të Banjskës janë edhe ekipet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-.

Burimet bëjnë me dije se njësi speciale operative e intervenuese kanë rrethuar manastrin në Banjskë pas informacioneve se persona të uniformuar janë parë duke hyrë brenda këtij manastiri.