Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ja reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës, shkruan SHENJA.
Në reagimin e tij, Taravari thotë se ky është një rast alarmant dhe se nevojitet reagimi urgjent i faktorit ndërkombëtarë.
“Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një oficer policie dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Tani që shkruaj këto rreshta aty ende vazhdojnë të shtënat nga persona të maskuar dhe gjuajtës profesionistë.
Ky është një rast alarmant, dramatik dhe kërkoj reagim urgjent nga faktori ndërkombëtar!
Duhet Vepruar Tani!”, ka shkruar Taravari.