Zv/drejtori Hasani: Procedura më të shpejta të zhdoganimit dhe lejtësimit të tregtisë

PROCEDURA MË TË SHPEJTA TË ZHDOGANIMIT DHE LEHTËSIMIT TË TREGTISË!

Së bashku me drejtorin e Dogana të Maqedonisë së Veriut, sot morën pjesë në 20 vjetorin e themelimit të Shoqatës Makam-Trans.
Me atë rast, nikoqiret i siguruam se Drejtoria Doganore po punon në masat dhe aktivitetet konkrete që do të rezultojnë në kohë më të shkurtra të përfundimit të proceseve të zhdoganimit dhe kosto më të ulëta për kompanitë. Të gjithë do të përfitojnë nga këto politika, pasi ato janë kyçe për gjenerimin e rritjes ekonomike më të lartë dhe të qëndrueshme.
Gjithashtu, Drejtoria Doganore punon për zbatimin e një politike efektive tregtare që do të ndërtohet mbi themelet e aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe funksionimin e një tregu të vetëm.
Në këtë drejtim, theksuam se jemi të fokusuar në harmonizimin e plotë të legjislacionit doganor me legjislacionin evropian, transformimin digjital dhe zëvendësimin e sistemeve ekzistuese IT me sisteme të reja të aplikuara në BE, modernizimin e vendkalimeve dhe luftën kundër krimit, shtypjen e ekonomisë gri dhe korrupsionit.  Zbatimi më i shpejtë i këtyre proceseve nënkupton edhe hyrje më të shpejtë në BE dhe prej andej, për momentin, përgjegjësia jonë është të zbatojmë masa në përputhje me qëllimet evropiane.
Edhe shumë vite punë të suksesshme për Shoqatën Makam-Trans!