Sot besoj…

A e keni pa si buzëqesh hána kur krejt i hedhin sytë nga ajo për t’pa ftyren e saj..
Njashtu ndihem unë kur sytë e tij plotë dritë, ndeshen rrufeshëm në fytyren time..
S’ka dritë qe t’a vërbon shpirtin m’a shumë se buzëqeshja e tij, ngjashëm siç verbon drita e diellit sytë, kur del nga tuneli i errtë.
M’kanë thànë qe dashnia dhemb, të hedh her’ nji anë e her’ në anën tjeter, t’ban me vdekë, por a di cka mbaj në mend unë?

  • Unë mbaj mend momentin e parë kur e kam pa, unë jam ringjall!
    A mundet dikush me m’dhanë nji përgjigjje?
    Si àsht e mundun, qi nji njeri që s’ke dit’ në ekzistoka deri dje, t’njeh ma mirë se ti qi e njeh veten?!
    Ai àsht unë, me shumë se qi jam unë vetë.
    E dini si flet ai për mua? – si t’më kishte rrit nga qeshja e parë, nga hapi i parë, nga gëlltitija e parë e ushqimit.
    Ndërsa unë e shoh përtej perdes, e shoh përtej asaj qi të tjerët munden me pa, e shoh çdo qelizë të tijen qi lëviz dhe e quaj bekim nga Zoti.
    Në mos paça besu asnjiherë se mbi neve qëndron perendia, sot besoj…
    Sot besoj, besoj më shumë se kurrë, se nji mrekulli si ai nuk mundet me u kriju ndryshe përveç nga dora e perëndisë.

Blerta Ferizi Krasniqi
17.09.2018