M’thuej Zot!

M’thuej Zot!

Zot,
Më thuj që je atje nalt e po sheh gjithçka!
A e sheh dashninë e shitun në pazaret ku duhej shitur lulet e dashnisë e jo dashnia!
Pazarllëk i ndyrë po bahet, me bojnat e k’saj dynjaje!

Zot,
Më thuj që je atje nalt e po sheh gjithçka!
Se s’ka mbet asgja e njëjtë n’kit dynja!
Në nji tavolinë ku lash dromca buke, ma kthyen përmbys veç pse mishi kish arrit!

Zot,
Më thuj që je atje nalt e po sheh gjithçka!
Se kur kam pas gabue, e kam ba gjana pa mendu!
M’kanë sha e fy, e s’m’tha kush që s’ka insan që s’ka gabu!
E unë teposhzën mora!

Zot,
Më thuj që je atje nalt e po sheh gjithçka!
A asht lut najkush për mue!
Britmën tem a e kanë dëgjue, a e kanë ndi gjithë atë za!
Se loçkën e zemrës ma kanë shkye!
Veç pse gabim kam ba!

Edhe emrin në epitaf, ma shkruen!
“Një gabimtar i kësaj dynjaje!”
Ky njeri në varrin ku qëndron,
ish viktimë e një sevdaje!

Blerta Ferizi Krasniqi