Rritet bilanci, 40 të vdekur dhe rreth 800 të plagosur nga sulmet e Hamasit mbi Izrael

Nga shpërthimi i konflikti në Rripin e Gazës deri tani raportohet për 40 të të vdekur dhe rreth 800 të tjerë  të plagosur.

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Derisa raportohet edhe për rreth 800 të palagosur. 

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.

Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Ky i fundit pritet të shpejti të flasë me presidentin amerikan, Joe Biden, për gjithçka që ka ndodhur në Izrael.