Bogujevci tregon shenjat e plagëve në Asamblenë e Këshillit të Europës: Si 13-vjeçare mbeta e shtrirë me 16 plumba

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka rrëfyer në në Asamblenë e Këshillit të Europës për plagët që i janë shkaktuar si 13-vjeçare në një nga masakrat e luftës në Kosovë.

“25 vjet më parë si 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash dhe ishin pjesë e atij regjimi. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët e tjera të trupit tim”, ka deklaruar ajo, përcjellë Kallxo.comBogujevci ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ajo tha se sulmuesit janë ende të lirë në Serbi dhe nuk po gjykohen.