Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian. Kjo u theksua edhe sot në takimin zyrtar me ambasadoren kroate në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
Në këtë takim, mes tjerash u theksua bashkëpunimi i jashtëzakonshëm që Drejtoria e Doganave ka Doganën e Republikës së Kroacisë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës në të gjitha fushat e veprimtarisë doganore.
Rëndësi e veçantë ju dha aktiviteteve të realizuara vitet e kaluara në kuadër të projektit të binjakëzimit: “Përmirësimi i mbledhjes së të hyrave, politika tatimore dhe doganore”, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për rolin e Drejtorisë Doganore në Evropë.
U diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit me operatorët ekonomikë dhe aktivitete të tjera nga fusha e operacioneve doganore, veçanërisht ato që Republika e Kroacisë i aplikoi në procesin e anëtarësimit në BE.
U dakorduam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në çështjet doganore dhe komunikimin e vazhdueshëm të ndërsjellë në të gjitha nivelet.