
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u ka thënë trupave të mbledhura jo shumë larg Rripit të Gazës të enjten se ata “së shpejti do ta shohin” enklavën “nga brenda”, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.
“Ju e shihni Gazën tani nga një distancë, së shpejti do ta shihni nga brenda. Urdhri do të vijë”, tha ai, sipas njoftimit, përcjell Telegrafi.
Deklarata e tij vjen pas asaj të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili në një vizitë të veçantë në një zonë në kufi me Rripin e Gazës të enjten, u tha trupave të vendosura atje: “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush dhe ne do t’i japim goditjen e fortë armiqve tanë në mënyrë që të arrijmë fitoren. Për fitore! Gati?”.