Deputetja Jeta Statovci, i ka reaguar drejtorit e të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se për shkak të kushteve të Kurtit, votimi i serbeve në Kosovë është i pamundur.
Statovci ka thënë se ka ikur koha e nuk do të kthehet më, për Serbinë që të manovrojë politikisht në dëm të Kosovës.“Ka ikur koha e nuk do të kthehet më, për Serbinë që të manovrojë politikisht në dëm të Kosovës. Kosova nuk mund të lejonte pafundësisht veprime politike të Serbisë në dëm të sovranitetit të vet. Serbia nuk po lejohet të organizojë zgjedhje në shtetin tonë sepse këtë ajo po do ta bëjë, jo për t’i ofruar mundësi serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës por që të minojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës. Serbia jo demokratike ka dashur gjithë kohës që duke u kamuflluar pas serbëve të Kosovës e të drejtave të njeriut, në fakt të cenojnë të drejtat kolektive tona që si qëllim kanë mohimin deri në zhbërjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Statovci në Facebook
https://www.facebook.com/share/p/pcbWLKdBTmLADCLN/?mibextid=Zmo65R