Shqipron Xhema
23.11.2023 – 09:35
Një granatë dore dyshohet se shpërtheu të mërkurën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Policia pas pranimit të informacionit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka takuar dy ankuese kosovare.
Ankueset kanë deklaruar se prej shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u shkaktuan dëme materiale në pronat e tyre dhe një veturë.Njësitet për deminim kanë dal në vendin e ngjarjes, ku u gjet mjeti shpërthyes i dyshuar të jetë granatë dore e cila ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura.