Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, do të merr pjesë në skriningun bilateral ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për Kapitullin 31 – Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, duke shënuar edhe përfundimin e procesit të skriningut që filloi vjeshtën e kaluar.
Siç bëri të ditur MPJ, në agjendën e nesërme të Osmanit është edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, organizuar nga think-tanku i njohur me seli në Bruksel “Friends of Europe”.
Në sesionin e titulluar “Zgjerimi i BE-së: domosdoshmëria e re gjeopolitike”, përveç Osmanit, do të kenë fjalime edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, respektivisht, Igli Hasani dhe Maida Gorceviq, përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak, drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Khristopher Hill, si dhe ish-komisioneri Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fule.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani do të realizojë edhe takime dhe biseda bilaterale me kolegët e tij nga rajoni si dhe me përfaqësues të lartë të Unionit, bëjnë të ditur nga MPJ.