SLLUPÇANI-DHURATË E SHQIPTARISË

SLLUPÇANI-DHURATË E SHQIPTARISË

Sllupçani është fshat, i cili shtrihet në trekëndshin kufitar- Maqedoni veriore-Kosovë-Serbi. Në fakt gjendet brenda teritorit të MV. Është fshat i vjetër, rrënjët i ka thellë në historinë e kombit shqiptar, karakterizohet me shumë vlera historike, kombtare, fetare kulturore, patriotike etj. Si Fshat, Sllupçani, sidomos në njëqindëvjeçarin e fundit ishte dhe akoma është në shënjestër të dashakeqësve të këtij fshati, duke filluar nga pushtuesit disa dekadash sllav, por për ironi ishte dhe është objekt i sulmeve të jashtme dhe të brendshme. Kur them të brendshme nuk e kam fjalën nga njerëzit e Sllupçanit, por nga shqiptar të ndryshëm të cilët herë pas here ngatërrohen me akuza dhe me gjykimin e Sllupçanit si fshat i veçantë në kuptimin negativ (sipas tyre), gjoja si fshat i dalluar në aspektin i refuzimit të rrjedhave “normale” të ngjarjeve gjat këtij qindvjeçari të fundit etj.
Shikuar në aspektin psikologjik, kjo urrejtje apo kundërshti ndaj Sllupçanit, vie për shkak të xhelozisë së vazhdueshme ndaj kultivimit të vlerave të këtij fshati, dhe kësaj xhelozie sllave iu bashkangjitën shumë shqiptarë besnik të qarqeve sllave, me qëllim të mposhtjes së krenarisë së këtij fshati. Por megjithate krahas përpjekjeve shekullore për mposhtjen e Sllupçanit, përkundrazi Sllupçani qëndroi dhe u bë edhe më i njohur dhe i famshëm, në rajon por edhe më gjërë. Nuk dua të ndalem te ngjarjet që i përjetoi Sllupçani gjat historisë, por dua të potencoj që ky fshat duhet të ketë një trajtim ndryshe nga çdo vendbanim tjetër në trojet shqiptare, me gjithë rrespektin ndaj fshatrave dhe qyteteve tjera shqiptare. Sllupçani është dhe ka qenë si vatra e rezistencës së vazhdueshme përballë sulmeve, ngacmimeve, tentimeve, pikërisht në kufirin me botën sllave, e që për hirë të së vërtetës gjithmonë e dha provimin e rezistencës, dhe gjithmonë u bë fli dhe sakrificë për të mbrojtur trungun e kombit dhe vlerat e tij.
Dëshmi më e madhe dhe e fundit është lufta disa mujore e vitit 2001, ku me qindra burra, të rinjë, vajza, gra e fëmijë, u angazhuan për të i rezistuar sulmeve të egra të agresionit sllav, e që pas shkatrrimit total të fshatit dhe pas dhejtra dëshmorëve e martirëve , triumfi ishte në anën e Shqiptarëve. Të gjithë pjesmarrësit në luftën e 2001-shit, pohojnë që po të binte Sllupçani, do të humbte lufta, dmth me automatizëm do të binin edhe fshatrat tjerë dhe kushedi se si do të rrjedhnin gjërat në terren. Por falë resistencës së hekurt , me moral të paparë dhe me sakrificë të jashtzakonshme, Sllupçani doli triumfues. Prandaj Politika shqiptare por edhe gjithë shqiptarët tjerë, Sllupçanit i kanë një lloj borxhi të veçantë dhe mjaft të madh. Sllupçani u duheshke të dallohej nga çdo fshat tjetër deri tani. Sllupçani duhej të ishte fshat me infrastrukturën më moderrne mbitoksore dhe nëntoksore, duhej të ishte me rrugët dhe rugicat të stilit zvicerian, në Sllupçan sot duhej të kishte sallë konferencash, takimesh, seminaresh…! Në Sllupçan duhej të finansoheshin me dhejtra studentë për të u shkolluar në shkolla të njohura nëpër botë, nga Sllupçani duhej të kishte dhjetra funksionar të lartë në shtet, Sllupçani duhej të menaxhohej nga njerëz vërtetë meritor e të ditur, me qëllim që Sllupçani deri sot të i kishte të gjitha këto benificione, që në fakt i meriton. Në këtë mënyrë Sllupçani do të ishte sot një vend i tërhequr për vizitorë mbarëshqiptar, por edhe ndërkombtar, dhe do të ishte vërtetë në pozicionin e merituar. Me plot respektin për fshatrat tjerë rreth e rrotull që kam. E di se do të ketë reagime ndaj këtyre konstatimeve të mia, por nuk është fare problem, sepse jam i vetëdijshëm që edhe sot ekzistojnë shumë nga ata që jo që duan që Sllupçanin ta shohin në pijedestal, por që duan ta shohin të përvuajtur edhe më tutje.
Sllupçani është fshati me rreth 5000 banorë e afër 1000 shtëpi. Ky fshat është dhuratë për fshatrat tjerë për rreth, por dhe për gjithë shqiptarinë. (kush i kupton gjërat në thelb, e beson). Prandaj kudo që shetitë nëpër botë një banor i Sllupçanit, nuk ka nëvoj të prezenton as shtetin e as qytetin nga graviton, por mjafton vetëm të thot që jam prej Sllupçani, dhe gjithçka është e qartë!

Bajram Ramadani. 10.12.2023.