Kadrija: Shteti fiton 300 milion euro nga “hajnia” me ndrrimin e dokumenteve personale
Veprimtari nga Sllupçani i Likovës, Rexhep Kadrija, e ka quajtur hajni ndryshimin e dokumenteve personale. Sipas tij, perveç që po maltretohen qytetarët, ata edhe po “rrjepen”, duke përllogaritur se nga kjo “hajni” shteti po fiton qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve.
“2 miljon banor X150€=300 miljon € HAJNI ndrrimi i Dokumentave me vendim Qeverije !!!”, ka shkruar Kadrija në rrjetet sociale.