Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në motelin ‘Galaxy’ në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një 

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale. 

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja. 

/GazetaSinjali/