Hasani: Mirëpritëm në institucionin tonë drejtorin e Doganës Koreane

Sot, në Drejtorinë e Doganave u mirëprit drejtori gjeneral i Doganës Koreane, Kvanghio Ko.

Së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev dhe delegacionin e Doganës së Koresë filluam edhe zyrtarisht implementimin e sistemit për analizën e rrezikut me 4.8 milionë dollarë donacion nga Korea.
Ky sistem dhe depo për të dhëna që do të implementohet me 4.8 milionë dollarë grant do të mundësojë që të mblidhen më shumë të ardhura në Buxhet.
Sistemi do të alarmojë për deklaracionet, në të cilat detektohen rreziqet për pagesë të taksave në vlerë më të ulët sesa vlera reale e mallit.