“ Trupi i njeriut përmban triliarda qeliza në vetvete. Çdo qelizë në trupin tonë është një gur i çmuar që i jep shkëlqim bylyzykut të Universit” – Dr.sci. Vlora Obertinca
Çdo njëri nga ne, është qenie njerëzore me të drejta të bararbarta që nga momenti i ardhjes në këtë jetë. Secili nga ne ka peshën, vendin, rëndësinë, bukurinë dhe shkëlqimin si një dhuratë hyjnore dhe unike. Askush askujt nuk mund t’ia përvetësojë dritën e aurës që ka. Sikur një gur t’i mungojë bylyzykut, ai më nuk është i kompletuar. Andaj, edhe drita hyjnore e secilit nga ne kompleton bukurinë e aurës së Universit dhe secila dritë ka vendin dhe funksionin e vet.
Të dashurit e mi, mos lejoni asnjëherë askënd që t’ua zbehë këtë dritë, sepse drita e askujt nuk është më e bukur e as më e vlefshme se drita e juaj.