KRIZA PREMANENTE TE SERBËT ËSHTË SE SI TA FORCOJNË IDENTITETIN E TYRE TË RREMË
Arroganca serbe e ka për qëllim që ta forcojnë identitetin e tyre të rremë të cilin e kanë krijuar me dekada ,me gjenocid dhe dhunë mbi tokat e huaja pa qenë kurrë e asnjëherë të tyre,duke e mashtruar botën se janë viktimë në tokat e tyre,duke u ankuar para botës kinse për “padrejtësitë “ që u janë bërë nga popujt e tjerë të Ballkanit.
Mentaliteti i tyre nuk ka gjasa të ndryshojë, përderisa Europa dhe bota e mbajnë Serbinë në piediastal, edhe pse para syve të një bote kinse demokratike, Serbia ka bërë krime me premasa gjenocidi duke vrarë e grabitur toka të huaja pa qenë kurrë të tyre.
Rastin e dhimbshëm të Faton Hajrizit, Serbia po mundohet ta trajtojë si rast hakmarrjeje të Banjskës së Mitrovicës, për t’i fajësuar Institucionet e tanishme.
Si zakonisht, Serbia me avazin e vjetër, skenon raste të tilla, ashtu siç e ka skenuar rastin “Panda” të Pejës, rastin e serbit nga Gjilani kur ia fut vetes në prapanicë shishen e qelqit dhe mundohen t’ua lënë shqiptarëve, pastaj rrënimin e varreve sllave kinse i kanë rrënuar shqiptarët,e shumë të tjera inskenime që njihen që nga koha e osmanlinjve deri me sot.
Aq ma keq kur me këto turpe merret Akademia serbe ku thotë se shqiptarët janë mbetje turke duke e quajtur Kosovën “Djep i Serbisë”.
Manipulimi i i Beogradit me të ndjerin Faton Hajrizin është një skenar i radhes përmes të cilit Serbija tenton ta barazojë Banjskën e Mitrovices me një djalë rebel të ikur mbi dhjetëra herë nga burgu i cili ra pre i moskujdesit të institucioneve paraprake për risocializimin e tij, i cili ka bërë krimin në moshën 14-15 vjeçare.
Mungesa e përkujdesjes të risocializimit dhe edukimit për të mitur në burgjet e Kosovës është evidente . Ky djalë sa herë ka desht ka ikur nga burgu, Institucionet tona ia kanë ngritur dënimin.
Në vend që ta shkollonin dhe ta edukonin, ata prangosnin dhe e dhunonin.
E po ja se sot ai më nuk ekziston. ndërsa analistët, portalet e mediet, a punuat mjaft në këtë drejtim? A keni ju ndërgjegje a ndjenja njerëzore? Mua më mbetet t’u shpreh ngushëllime familjarëve, si dhe të gjithë atyre që bashkëndjejnë dhimbje për këte djalë.
