𝐇𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐫𝐚𝐧𝐚𝐭ë 𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐚𝐟ë𝐫𝐬𝐢 𝐭ë 𝐋𝐢𝐪𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭, 𝐝ë𝐦𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐝𝐲 𝐯𝐞𝐭𝐮𝐫𝐚👇

Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët si pasojë e gjuajtës me granatë dore.Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.

Më tutje ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.