Shkencëtarët britanikë u bëjnë apel qytetarëve që të kapin kërmijtë dhe t’i dërgojnë me postë

Shkencëtarët që kanë nevojë për 1000 kërmij për qëllime kërkimore u bënë thirrje qytetarëve që të kapin kërmijtë dhe t’i dërgojnë me postë.Projekti, i udhëhequr nga Universiteti Harper Adams në Shropshire, synon të reduktojë varësinë nga përdorimi i kimikateve duke studiuar sjelljen e kërmijve.

Studiuesit tani kanë nevojë për kërmijtë për të testuar grurin rezistent ndaj kërmillit.

– Kërmijtë do ta shijojnë atë, është në rregull t’i dërgoni me postë – thotë profesor Keith Walters nga Universiteti Harper Adams.

Sipas tij, kur të mbërrijnë në laborator, do të trajtohen me marulet organike më të shijshme, ndërsa presin të marrin pjesë në teste shkencore.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se kërmijtë mblidhen në grupe, gjë që lidhet me faktorët e tokës.

Qëllimi i projektit është të parashikojë se ku grumbullohen kërmijtë, gjë që shkencëtarët shpresojnë se mund të çojë në nevojën për të përdorur më pak kimikate në terren.

– Kemi gjetur grurë rezistent ndaj kërmillit dhe po fillojmë ta testojmë në laborator – tha profesor Walters.