Ç’PO NA TREGUAKA DULLA MENÇURI!!!

Ç’PO NA TREGUAKA DULLA MENÇURI!!!

Shkruan: Halil Geci

Sa shpesh mund të flasim pa e rrëmihur pak logjikën dhe pa shkelur me këmbë në tokë. Ka të tillë që nuk shohin tej hundës së tyre dhe flasin pa i matur fjalët. E po ja se na dalin madje edhe qesharakë!

Dulla thotë:”Kurti ia ka lidhur këmbët Kosovës me Aneksin e Ohrit …!”

Albin, të lutem lëshoja udhën Dullë Kovaçit se ky ia zgjidh këmbët Kosovës për “dy dakika”, veç e thërret Serbinë dhe ia konfirmon amanetin e Rankoviçit e i thotë: “Për hajr të qoftë Mitrovica +Zajednica” dhe kjo punë merr fund me Serbinë.

Dulla na doli “Kocaç i politikës”.
Sipas informatave që kam, ky në marrëveshje me Arpangjikun dhe kryesinë qendrore, para dy ditësh e ka vizituar Grenelin në Amerikë dhe ia ka konfirmuar atij dhe Trampit se marrëveshjet e dikurshme do t’i jetësojmë nëse e largoni Kurtin.

Kështu dikur shkonin te Greneli në Gjermani dhe i thoshin:” Largojeni Kurtin dhe vërjani gishtin hartës kah po doni me ua dhënë Serbisë dhe fatkeqësisht edhe ashtu ndodhi.

O largojuni nga këto mendime ogurzeza o tradhtarë se Kosova nuk ka vdekur, por ka ende shqiptarë, shtet dhe drejtësi që i dalin ZOT kësaj toke.

Nuk janë zhdukur shqiptarët atdhedashës nga toka, jetojnë dhe frymojnë ende shqip dhe se nuk kanë tokë për armik.

Mendoni qartë dhe kthjelluni nga këto mendime sa është më herët! Keni kokë dhe prekni pak në të, mendoni me mendje të shëndoshë për komb e jo për interes dhe xhep personal. E di se jeni kalitur e të frymëzuar me këto ide qëmoti, por ndaluni…!