Geci:DRAMA TRAGJIKE QË NUK PASKA TË SOSUR

DRAMA TRAGJIKE QË NUK PASKA TË SOSUR

Shkruan: Halil Gxeci

Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, mendonim se si ta çlirojmë vendin tonë, me shekuj në errësirë e në robëri, ndaj shpresonim se do të lulëzojë një jetë e re, një Rilindje në trojet tona etnike, por ja se u zhgënjyem me sa duket.

Avazi i vjetër sërish vazhdoi me aktorët e maskuar, por me role e skenarë të kahmotshëm.

Pra, duhet vënë në fokus se në Kosovën e pasluftës ka vazhduar drama e paraluftës me episode të dinastisë së karagjorgjve shqiptarë,të ngjashme me atë të dinastisë Envero -Staliniste, duke mos ndryshuar projektin stalinist me as edhe një pikë, as presje, dallimi është vetëm tek aktorët!
Në Shqipërinë e Enverit drama ishte shkruar dhe projektuar nga regjisori Marshali Tito dhe e miratuar nga tradhtari Enver Hoxha dhe ishte realizuar nga aparatura komuniste shqiptare, me kokë e bisht në Kremlinë.

Vazhdimin e kësaj drame të dhimbshme në Kosovë e kanë rivazhduar Hoxha i Gjakovës dhe rrethi i tyre.

Me zhbërjen e Jugosllavisë, u dobësua edhe dinastia e karagjorgjve shqiptarë, për ta mbrojtur dhe për ta vazhduar këtë dinasti me aktorë të rinj.

Serbia u kujdes që t’i rekrutojë dhe t’i forcojë pozicionet e saj me bashkëpunëtorët e mëhershëm, me nipër dhe me stërnipër të tyre, si psh.nipi i Radisllav Danilloviçit, alias polari i Brojës dhe rrethi i tij, duke afruar afër vetes bashkëpunëtorët e ish pushtuesit, si lloji i Mutafë Prapashticës, Baton Stanishiçit të Drenasit dhe rrethit të tyre me orientime serbo-sllave!

Nuk është për t’u çuditur se e dime që gjenet trashëgohen nga të parët, ndaj edhe këta vepruan si paraardhësit e tyre.

E them këtë me vetëdije e përgjegjësi të plotë dhe e deklaroj hapur këtë ligësi që e gjeti Kosovën me ardhjen e spiunëve serbë, të rekrutuar nga UDB-ja serbe dhe shërbimi i DGES-sit francez, të cilët i ndihmuan disa nga kuqaloshët të LPK-s e që tani ishin agjentët e tyre, që të vijnë në krye të UÇK-s e pastaj” HOPPPP” e në krye të shtetit.

Ardhja e tyre në pushtet ka filluar që nga paralufta, në luftë dhe pas lufte. Kjo i kushtoi shtrenjt Kosovës, ngase këta tradhtarë nuk guxonin të lëviznin nga pozicionet e agjenturave, nga të cilat ishin rekrutuar. Ikja e tyre do të përfundonte me plumb në kokë, ndaj ec e guxo të veprosh ndryshe.

Prandaj ishin të detyruar t’i zbatonin projektet e shërbimeve për të cilat ishin rekrutuar.

E për t’i zbatuar marrëveshjet, këta tradhtarë kishin marrë përsipër nga shërbimet e tyre t’i likuidonin nacionalistët dhe proamerikanët të cilët e ndiqnin politikën e Ibrahim Rugovës dhe njerëzit që e mbështesnin dhe e rrethonin Rugovën.

Të parin në listën e likuidimit e kishin futur Ibrahim Rugovën me pseudonimin “Shalli”, ku i bënë atentat, por Zoti e shpëtoi, pastaj Fehmi Aganin me pseudonimin “Belba”.Në mesin e tyre, në listat e këtyre tradhtarëve, për likuidim ishim edhe ne, vëllezërit Geci, si përkrahës dhe mbështetës të LDK-s dhe të Ibrahim Rugovës.

Si pasojë e kësaj tradhtie, na i plagosën nga atentati dy vëllezër, i humbëm dy shokë- Besim Dajakun, Bekim Kastratin, mikun Xhafer Behramin me gjithë djalë si dhe mikun timë Liridon Halilajn, Haki Imerin,e plagosën Sejdi Kocën,e rrahën dhe e maltretuan profesor Ismet Veliçin ,dhe vazhduan me projektin Stalinisto-Enverist duke i vrarë dhe duke i disiplinuar të gjithë proamerikanët e Kosovës, të cilëve iu printe Rugova drejt Vatikanit dhe Amerikës.

Këta tradhtarë nuk lanë gjë të zezë pa i bërë këtij vendi.

Përveçse e vodhën dhe e plaçkitën këtë vend, ia servirën Kosovës Zajednicën, e afruan kufirin nga Merdari tek Ura e Ibrit, i bënë fshatrat serbe komuna, ia faturuan dhe ia bënë Serbisë tapi kishat tona shqiptare, duke u dhënë edhe ekstra territore dhe jo vetëm… Ata nuk u ndalën me kaq, madje e hodhën në tryezë të bisedimeve ndarjen e Kosovës dhe lobuan për ndarjen e saj ku edhe pritej momenti i duhur i nënshkrimit të ndarjes në Shtëpinë e Bardhë.

Vazhdimësinë e dramës tragjike për shqiptarët e Kosovës pas ikjes së Hoxhoviçve të Kosovës nga pushteti i asaj autonomie që kishte Kosova, e ka luajtur i rekrutuari i shërbimit francez, POLARI I BROJËS.
Nëse ju kujtohet kur polari i Brojës i shkon te varri i Fadil Hoxhës dhe i thur lavdi ku i thotë:”I nderuar Fadil! Ne e kemi vazhduar rrugën aty ku e ke lënë ti me shokët tu…! “

Ekipi e këtyre tradhtarëve që i bënin homazhe te varri i Fadil Hoxhës, dihet se ishin të rekrutuar nëpër “kancelaritë” (zyrat) e spiunazhit serb të UDB-s dhe DEGES-sit francez e që në Kosovë njihen si kuqaloshë sllavë me emrin LPK, e më vonë, mu kjo parti komplet u përkthye (u tranferua) në PDK.

Këtij projekti më vonë iu bashkua edhe LDK-ja e sotme me ndihmën e bashkëpunëtorit të Rrahmanit, Isa Mutafa Prapashticës, të Lutfi Hazirit, Gimo Mutaçit të Llapit, e që në ate kohë ishin “Buldozherët” e politikës të LDK-s, e që ishin politikanë me peshë, por edhe me të njëjtën filozofi Marksiste-Leniniste e që i bashkuan “asçerët” (ushtarët) me LPK-n, me eprorë të pashkolluar, me ideologji të Stalinit dhe Enverit, ideologji kjo që i polli kudra Serbi me nënën Rusi, për ta vazhduar deri në ditët e sotme Shqipëria staliniste, e Enver Hoxhës dhe rreshtimi i saj herë me Rusinë, herë me Kinën, ishte një vetëvrasje e shqiptarëve, e që ua kemi parë “sherrin” gjithandej ku ka pasur shqiptarë.

Ashtu siç po ia shohim sherrin sot Kristaqit të Tiranës që u bë krah i fortë i Serbisë duke i ndihmuar Serbisë në ndarjen e Kosovës.
Të gjitha këto të dhëna, informata, nuk janë të thëna kuturu, por janë nga burimet e rrjedhat e sigurta të ndodhive para, gjatë dhe pas luftës, deri në ditën e sotme.