E preokupuar me rëndësinë e edukimit të brezave të ri, me idetë politike emancipuese dhe qytetare, me ndjekësit e Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.
Jetojmë në një botë të ndërvarshme dhe komunikimi politik merr rëndësi të dorës së parë.
Brezi i ri i politikanëve duhet të angazhohet për komunikim sinergjik e jo polarizues, duke mënjanuar gjuhën e urrejtjes së tjetrit/tjetrës nga fjalori politik.
Përgjatë këtyre ditëve vizituam edhe disa medie si ATV-në dhe Kallxo.com për të kuptuar më afër rëndësinë e medias së lirë. Me Leart Hoxhën dhe Kreshnik Gashin, bashkëbiseduam për rolin e medias dhe partive politike në ndërtimin e diskursit publik.
Shoqëria kosovare ka nevojë për një narrativë krejtësisht tjetër politike, emancipimin dhe perëndimorizimin si shtylla të progresit dhe për këtë na duhet angazhim i çdoditshëm.
Ndaj, jam e lumtur që sot e përfunduam modulin “Komunikimi Politik” me gjeneratën e tretë duke nënvizuar fuqishëm, se komunikimi i bazuar në ide dhe vlera janë përgjegjësia e gjithësecilit e gjithësecilës.