Sot u takova me drejtorin e IRI-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, z. John Fluharty, ku diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe planet për të ardhmen.
Theksova përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim strategjik me administratën Trump dhe ndava rezultatet tona, veçanërisht në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe të qeverisjes. Falënderova IRI-në për mbështetjen në hartimin e planit strategjik të kabinetit tim për vitin 2025.
Me z. Fluharty, u pajtuam të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e transparencës qeveritare.