SA MË E FORTË QË TË JETË PDK-JA NË DRENICË, AQ MË E DOBËT DO TË JETË FUQIA E SAJ NË KOSOVË.
Sulmuesit e verbuar dhe të frikësuar nga fitorja e VV-së e kanë trembur tej mase PDK-në dhe kanë marrë rolin e të çarturve për të sulmuar VV-në dhe kryeministrin Kurti. Kjo që ka ndodhur në Skënderaj, më shumë u ka bërë dëm vetes autorët e dhunës dhe PDK-së sesa që ka dëmtuar VV-në.
Ata kanë bërë skandalin më të madh, jo vetëm për PDK-në, por edhe për gjithë Drenicën.
Ngjarja e fundit në Skënderaj e ka rrëzuar për tokë PDK-në. Ka mundësi që AAK-ja të garojë për vendin e dytë me LDK-në.
Ja këta komandantë që thonë se na e sollën lirinë – paramendoni se kush ishin dje dhe kush janë sot.