Rugovistët dhe përkrahësit e listës “GUXO” – çë e ndërtoj Presidentja Vjosa Osmani bashkohuni rreth kësaj liste – Koha për t’i ndëshkuar nënshkruesit e tradhtisë!
Me 9 shkurt, të gjithë ata që besojnë në rrugën rugoviste dhe në një Kosovë të fortë e sovrane, duhet të jenë të bashkuar dhe të vendosur për të goditur me votë tradhtinë e viteve 2013 dhe 2015.
Ata që i dhanë 40 kishave serbe ekstra territor, ata që e sollën kufirin te Ura e Ibrit, dhe ata që nënshkruan krijimin e një mini-shteti në veri, duhet të marrin përgjigjen që meritojnë – refuzimin e fuqishëm të qytetarëve të ndershëm të Kosovës.
Është koha për ta ndëshkuar tradhtinë dhe për ta mbështetur listën “GUXO”.Vota juaj duhet të shkojë për njerëzit më të mirë të kësaj liste – për ata që kanë dëshmuar integritet dhe përkushtim ndaj shtetit:
Haxhi Avdyli – Nr. …21
Luan Gacaferri – Nr. …71
Jeta Statovci – Nr. …26
Faton Peci -Nr…. 24
Shpejtim Hajdaraj….57
Unë i përkas këtij grupi rugovistësh të vërtetë, por për arsye personale, vota ime pa dashjen time shkon për mbesën time, Marigonën. Megjithatë, ju ftoj të gjithëve që në mënyrë të organizuar ta votoni listën e ndërtuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe të mbështesni vizionin e Listës për një Kosovë të drejtë dhe të pakompromis ndaj tradhtisë.
Me 9 shkurt, le të flasë vota për të ardhmen e Kosovës!