Fetai:Po thonë “iku rinia,” por Likova është dëshmia e kundërt – rinia është këtu, në FRASH, më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë!

Likova do ndryshim!

Po thonë “iku rinia,” por Likova është dëshmia e kundërt – rinia është këtu, në FRASH, më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë!

Likova është vend i rezistencës, vend i dëshmorëve, vend që gjithmonë ka qenë në ballë të proceseve kombëtare dhe demokratike.

Arben Taravari e ka kuptuar rëndësinë e Likovës dhe e ka vulosur këtë me besim dhe mbështetje të parezervë. Ky besim nuk do të zhgënjehet!

Likova do ndryshimin! Dhe kush më mirë se ju, njerëzit e ndershëm të kësaj ane, mund ta udhëheqin këtë ndryshim? Ju gjithmonë keni qenë në ballë të betejave për një të ardhme më të mirë!

Por për 22 vite, BDI e mori në qafë Likovën. Asnjë projekt zhvillimor, asnjë investim! Çfarë na ofruan? Bekatonkë, pengmarrje, shantazhe dhe trena bullgarë!

Por njerëzit e Likovës janë çliruar! Ata kanë zgjedhur rrugën e drejtë, falë qëndresës së Aleancës për Shqiptarët dhe Arben Taravarit.

Zgjedhjet lokale janë momenti i kurorëzimit të ndryshimit. Dhe në ballë të këtij ndryshimi do të jetë Likova!