PDK-VV? NJË ILUZION I DISA ZUZARVE TË OPOZITËS SË DËSHPRUAR

PDK-VV? NJË ILUZION I DISA ZUZARVE TË OPOZITËS SË DËSHPRUAR

Ku jeni ju të LDK-së, që dikur e keni mbushur vendin me propagandë duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “pjellë e PDK-së” dhe se një koalicion mes tyre është i pashmangshëm? Ku jeni tani, kur realiteti ju ka përgënjeshtruar plotësisht?

Dikur, disa “analistë” të lagjeve dhe zuzarë politikë më thoshin se Glauk Konjufca, në Hagë, ishte marrë vesh me Rexhep Selimin dhe Hashim Thaçin për ta bërë koalicionin VV-PDK një fakt të kryer. Madje, e shitnin këtë si një marrëveshje të fshehtë që do të dilte në dritë “kur të vinte koha”. Po tani? Pse nuk po flisni më? Pse nuk po ndodh koalicioni?

E vërteta është kjo: PDK-ja e ka kërkuar me ngulm koalicionin me Vetëvendosjen, si në fillim të mandatit, ashtu edhe tani. Por Albin Kurti nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë asnjëherë. Jo atëherë, jo sot dhe as nesër. PDK-ja e pret me padurim një ftesë për pushtet, por mund të vazhdojë të presë nën hije, sepse ai moment nuk do të vijë kurrë.

Ndaj, të gjithë ata që për vite me radhë u munduan të mashtronin opinionin me teoritë e tyre boshe, sot duhet të pranojnë realitetin: Vetëvendosja nuk bëhet pjesë e pazareve të vjetra të politikës kosovare. Populli e ka kuptuar këtë dhe në zgjedhjet e ardhshme do të japë një përgjigje edhe më të fortë ndaj të gjithë atyre që e kanë ndërtuar karrierën mbi gënjeshtra dhe manipulime.