Halimi dhe Memov kanë pritur në takim përfaqësues të misionit të Fondit monetar ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga Anet Kjobe.

Sot, bashkë me drejtorin Nikolla Memov kemi pritur në takim përfaqësues të misionit të Fondit monetar ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga Anet Kjobe.

Theksuam se Fondi vitin e kaluar e ka përfunduar në pajtim me parametrat e paraparë, ndërsa pensionet janë paguar rregullisht. Në projeksionet e buxhetit për këtë vit janë paraparë mjete për pagesën e pensioneve me rritje që pritet të bëhet fillimisht në muajt mars pastaj dhe në shtator.

Bisedimet ishin kryesisht të frytshme dhe do të kontribuojnë për përmirësim të situatës me sistemin pensional, gjë për të cilën edhe punojmë.