Nga Kurti te Zelensky: Një histori rezistence ndaj presionit të Trumpit

Nga Kurti te Zelensky: Një histori rezistence ndaj presionit të Trumpit

Një krahasim që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale rikthen në vëmendje një moment kyç në politikën kosovare: dikur, Kryeministri Albin Kurti, me mençurinë dhe vendosmërinë e tij, refuzoi t’i bashkohej tradhtisë së kurdisur nga dy partitë e atëhershme në pushtet, PDK dhe LDK. Në atë kohë, ai thirrej në Shtëpinë e Bardhë për të legjitimuar marrëveshjet e dëmshme që këto parti kishin nënshkruar në dëm të Kosovës.

Sot, një situatë e ngjashme po ndodh me Presidentin Volodymyr Zelensky, i cili, i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, u përball me nënçmim dhe presion të jashtëzakonshëm. Ashtu si Kurti dikur, edhe ai po sfidon kërkesat për lëshime që rrezikojnë sovranitetin e vendit të tij, duke u përballur me përpjekjet për ta detyruar të dorëzohet përballë dy superfuqive që synojnë copëtimin e atdheut të tij.