PAZARET E ERRËTA TË POLITIKËS TË PRONTO MAFISË PËR TË BLERË DEPUTETËT E VV-S PËR TË PENGUAR QEVERINË KURTIT 3

PAZARET E ERRËTA TË POLITIKËS TË PRONTO MAFISË PËR TË BLERË DEPUTETËT E VV-S PËR TË PENGUAR QEVERINË KURTIT 3

Po përhapet me të madhe në prapaskenat e partive opozitare, veçanërisht nga milionerët e PDK-së dhe LDK-së, se janë të gatshëm të blejnë deri në 10 deputetë, madje edhe me para të thata, vetëm e vetëm për të penguar Vetëvendosjen në formimin e qeverisë.

Deri më tani, thuhet se tre deputetë të VV-së tashmë janë blerë nga këto struktura të fuqishme ekonomike dhe politike, të njohura për aferat e tyre të mëparshme korruptive.
Oligarkët e “Pronto-Mafisë” kanë nisur një propagandë të rafinuar për të destabilizuar radhët e VV-së.

Disa deputetë të tjera partive po hedhin gurin dhe fshehin dorën, duke përhapur zëra të rremë se ata po refuzojnë oferta nga Vetëvendosja. Në realitet, ky është një manipulim i pastër për të fituar favore brenda partive të tyre, duke u shitur si besnikët më të devotshëm,mbrenda partis të tyre.

Ky marifet i ndyrë është vetëm një tjetër përpjekje për të mashtruar publikun dhe për të ruajtur status quo-në e një politike të kalbur nga korrupsioni dhe interesa personale.

Populli nuk duhet të lejojë që këta servilë dhe tradhtarë politikë të shesin vullnetin qytetar për interesa të ngushta personale dhe klanore. Ka ardhur koha që lojërat e pista të demaskohen dhe përgjegjësit të mbajnë barrën e tradhtisë së tyre ndaj qytetarëve dhe demokracisë.