Sot pata nderin të takoj Ambasadorin e OSBE-së, Kilian Wahl, i shoqëruar nga Enrica Vida, zëvendës shefe e misionit të OSBE-së në vendin tonë.
Në këtë takim, diskutuam për prioritetet e planit strategjik të kabinetit tim për vitin 2025, duke i kushtuar vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, hetimeve financiare dhe konfiskimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës dhe përforcimit të dialogut strategjik me shoqërinë civile.
Gjithashtu, diskutuam për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet politike si në vend, ashtu edhe në rajon. Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme për forcimin e demokracisë, ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.
Faleminderova Ambasadorin Wahl për mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për vendin tonë, duke shprehur vullnetin tim për të bashkëpunuar edhe më ngushtësisht në zbatimin e prioriteteve të kabinetit tim, pasi shumica dërrmuese e tyre korrespondojnë me strategjinë e re të misionit të OSBE-së.
Përpara, së bashku, për një të ardhme më të ndershme dhe më të sigurt!