KOHA I RRËZOI KUNDËRSHTARËT, HISTORIA DO T’I GJYKOJË TRADHTARËT
Pesë vite më parë, opozitarët u bashkuan për ta rrëzuar Kurtin, por në vend që të fitonin diçka, vetëm sa e dëmtuan veten. Edhe pse patën mbështetjen e qarqeve të caktuara, ata nuk ia dolën të rrëzonin Kurtin – përkundrazi, rrëzuan veten. Dhe as sot, e as për një kohë të gjatë, nuk do të mund të ngrihen më në këmbë.
Le ta provojnë sërish tani, nëse duan, ta rrëzojnë Kurtin – por le të shohin se ku do ta ngrisin zërin. Sepse çdo përpjekje e tyre vetëm sa do ta forcojë edhe më shumë figurën e tij. Nëse e provojnë, atëherë do ta vulosin vetë faktin që emri i Albin Kurtit do të mbetet i pavdekshëm në zemrat e dardanëve dhe në historinë e re të Kosovës si një lider i palëkundur.
Ndërkaq, ata që dikur edhe sot presin nga Beogradi dhe Lista Serbe për t’u ndihmuar në formimin e qeverisë, janë ende aktivë dhe vazhdojnë të mbajnë shpresat te Beogradi. Nëse duan që vula e tradhtisë t’i ndjekë ata dhe familjet e tyre brez pas brezi, le të vazhdojnë në atë rrugë.
Por le ta dinë një gjë: damka e tradhtisë do t’i ndjekë gjithmonë. Historia e Kosovës do t’i regjistrojë si tradhtarë, dhe ky gjykim nuk do të shuhet kurrë, për aq kohë sa mbi këtë tokë do të ketë shqiptarë.