TRADHTIA KOMBËTARE DHE EDI RAMA PO E SHKATËRROJNË IDENTITETIN TONË!

TRADHTIA KOMBËTARE DHE EDI RAMA PO E SHKATËRROJNË IDENTITETIN TONË!

Toleranca apo kapitullimi i shtetit shqiptar?

Mbyllja e “Skënderbeut ” për festimet e Ramazanit ka shkaktuar indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë, të cilët me të drejtë pyesin: A është ky një akt tolerance apo një dorëzim i shtetit përballë agjendave të caktuara fetare dhe politike?

Në zemër të Tiranës, teksa figura e Skënderbeut—simbol mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar—mbyllet dhe përdoret për evente fetare të disa hoxhollarve,ne po dëshmojmë një degradim të hapur të parimeve mbi të cilat është ndërtuar Shqipëria moderne.

Kjo nuk është më tolerancë fetare, por një tentativë e qartë për të ndryshuar karakterin e vendit tonë.

Ky veprim është vetëm një nga shumë të tjerë që tregojnë se qeveria aktuale po ndjek politika që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare. Edi Rama, me politikat e tij të diskutueshme, jo vetëm që po ndan vendin në mënyrë të rrezikshme, por po krijon terren për ndarje të mëdha, të cilat mund të çojnë në skenarë të rrezikshëm për Shqipërinë e nesërme.

A duhet të pranojmë që sot heroit tonë kombëtar të mbyllet të (mbulohet)për arsye fetare, e nesër të shohim ndarjen e vendit në republika të vogla të gatshme për aneksime? A duhet të heshtim teksa shteti shqiptar bëhet palë me ata që duan të zhbëjnë identitetin tonë kombëtar?

Kjo nuk është çështje e një feje apo e një komuniteti të caktuar—kjo është çështje e dinjitetit kombëtar.

Shqipëria ka qenë dhe duhet të mbetet një shtet i shqiptarëve, mbi të gjitha. Toleranca fetare ka qenë gjithmonë një vlerë e shqiptarëve, por nuk mund të lejojmë që ajo të përdoret si justifikim për të ndryshuar fytyrën e vendit.

Nëse sot heshtim, nesër do të jetë vonë.