Dibra nuk është “Big Brother” – fikni kamerat!
Komuna e Dibrës shpall qytetar nderi Arbër Hajdarin. Pse? Se ka bërë diçka për Dibrën? Jo! Se ka PR të mirë dhe del në TV? Po!
Ky titull jepet për ata që kanë dhënë kontribut për qytetin, jo për të bërë komunën lypse, duke vlerësuar dikë vetëm sepse shpresojnë të përfitojnë nga bamirësia dhe fama e tij. Nuk nderohet ai që mund të sjellë diçka në të ardhmen, por ai që e ka dhënë shpirtin për këtë vend.
Apo kemi hyrë në ndonjë reality show të ri? A vendos ‘Vëllai i Madh’ nga prapaskena?
Dibra ka nevojë për punë, jo për spektakël. Për zhvillim, jo për show. DIBRA KA NEVOJ PËR INSTITUCIONE SERIOZE.
Dibra nuk është skenë për lojëra!