1 në 3 gra s’bëjnë seks pa i rruar këmbët

Një e treta e grave kanë pranuar se i shmangen plotësisht seksit nëse nuk i kanë rruar këmbët.

Statistikat tregojnë se një në pesë gra shmangin marrëdhëniet seksuale me partnerin të paktën dy herë në muaj ose më shumë kur nuk ndihen të bashkuar.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për këmbët e parruara, 51 për qind e grave i shmangen seksit edhe nëse nuk kanë bërë dush, 48 për qind, nëse nuk i kanë larë dhëmbët dhe 26 për qind nëse nuk i kanë të rruara sqetullat.

Studimi, i kryer nga Philips Lumea, zbuloi se 90 për qind e grave mendojnë se të qenit të rregulluara u jep atyre një rritje të besimit në dhomën e gjumit.

Më shumë se gjysma thanë se ndjehen më pozitivë ndaj trupit pas një dushi, ndërsa 38 për qind raportuan se ndiheshin më të relaksuara. Për më tepër, 40 për qind thonë se kjo është një shenjë e dashurisë për veten dhe kujdesit për partnerin e tyre, transmeton Klankosova.tv.