Te pritem ne konak ne vitin 2024 ku na e dhave fjalen se nuk na çon ne BDI. Na dhave shpresen te cilen e humbem me Zijadinin, ta dham mbeshtetjen pa kushte e pa rezerv. Sot kjo shpres eshte vrare pikerisht nga ti kryetar edhe nga deputeti i cili po ne kete dhome i dham drit te gjelbert per kandidat. Ju po na çoni aty ku nuk duam te shkojme, prandaj un nuk vi. Kam ardh tri here apostafat nga Austria ne zgjedhje dhr fushat vetem per partine, per ate pak shprese qe na e mbante zemren plot zjarr qe edhe te ne nje dit vjen ndryshimi.
Sa peshon mundi i aktivistit kryetar qe mund ta tregtosh aq leht dhe pa dhimbje? Sa peshon vota e paster dhe e ndershme qe ta dham pa shantazh e pa kushtezim, por me vullnet te lire dhe vetedije te plote. Jemi mergimtar dhe nuk kemi pritur asgje nga ju, as punesim as shperblim perveç ta çoni deri ne fund ate qe e kemi nisur. Ti na lave ne mes te rruges kryetar, bashk me deputetin. Na lave te zhgenjyer.
Turpi ju mbuloft.