Mesazh nga Zëvendëskryeministri Arben Fetai përpara ndeshjes së Shkëndijës kundër Qarabağ FK

Si Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe dashamirës i futbollit, dua të dërgoj një mesazh të qartë përpara ndeshjes kualifikuese të Shkëndijës sonë të dashur kundër Qarabağ FK në Ligën e Kampionëve të UEFA-s: racizmi, ksenofobia dhe urrejtja nuk kanë vend në futboll!

Futbolli është festë. Është një sport që bashkon e jo që ndanë njerëz. U bëj thirrje të gjithë tifozëve të Shkëndijës të tregojmë kulturën tonë sportive, të mbështesim ekipin tonë me krenari dhe të reflektojmë vlerat e respektit dhe fair play-it të futbollit. Ta bëjmë krenare Shkëndijën, ashtu siç ajo na bën krenarë të gjithëve!