Fetai në Tiranë: Integrimi evropian nuk është vetëm rrugë drejt BE-së, por projekt për transformimin e shoqërisë

Sot mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje në Tiranë, ku isha i ftuar si panelist në sesionin me temë “A është agjenda e integrimit evropian shpresa e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor?”.

Në fjalimin tim, e theksova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal. Agjenda e Reformës e miratuar këtë vit fokusohet në sundimin e ligjit, administratën efikase, mundësitë e bazuara në meritë dhe përmirësimin e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi. Dhe këto reforma nuk janë vetëm për anëtarësimin në BE, por me to e transformojmë jetën e qytetarëve tanë dhe kontribuojmë drejt evropianizimit të shoqërisë.

Potencova se integrimi evropian është shtyllë kryesore për rajonin, jo vetëm si proces teknik, por si një projekt politik i bazuar në vlera si solidariteti, drejtësia dhe dinjiteti.