Tabela në gjuhën shqipe edhe në pikën kufitare Bellanoc – Stançiq,###dëshmi konkrete e angazhimit tonë!
Prej 31 janarit 2020, kur u hap pika kufitare Bellanoc – Stançiq, një turp i madh qëndronte në mes të dy vendbanimeve me popullatë 100% shqiptare, tabela vetëm në gjuhën shqipe nuk ishte, veprim që krijonte ndjenjën se këta shqiptarë të këtyre dy zonave janë të padëshiruar. Katër vite rresht BDI nuk pati takat të vendosë dy fjalë shqip, këtë nuk e shkruaj për të hedh baltë por oponentët tanë që veçmë janë lodhur, por e theksoj për të sjellë dritë mbi të vërtetën!
Zyrtarët e BDI-së symbyllur lëviznin nuk e panë dhe nuk deshën ta shohin këtë tabelë për asnjëherë të vetme. Shpërfillën gjuhën tonë, talleshin me të, merreshin me “çështje madhore”, e tani janë zgjuar dhe po interesohen e po rrahin gjoks për gjuhën shqipe. Për ata është vonë, e për ne tani është koha. E ne këtë kohë po e përdorim për të mbuluar edhe gabimet e së kaluarës.
Populli vendosi të vijmë ne, e me ne erdhi edhe gjuha shqipe. E sollëm aty ku nuk guxuan ta vendosin të tjerët dhe këto janë fakte që s’mund t’i mohojë askush. Gjuha shqipe është në tabelë dimër e verë nuk mund ta ndryshojë, ndalojë e pengojë më askush, po punojmë pa ndalë që gjuha shqipe të jetë gjithkund ku duhet të jetë. Kemi akoma shumë punë.
Por, një gjë është e sigurt që epoka e mohimit dhe shpërfilljes ka mbaruar, epoka e dinjitetit ka nisur!