Zeqiri:Koha e Ndryshimit ka Trokitur!

Koha e Ndryshimit ka Trokitur!

Edhe pse shumë rrallë dal publikisht me shkrime, sot e ndjej si obligim moral të flas për një njeri që e meriton çdo fjalë të mirë për  kandidatin tonë, Nexhmedin Sadiku.

 Një njeri i pastër, i drejtë, familjar i devotshëm, intelektual me vizion dhe vlera të larta njerëzore. Këto janë cilësitë që e dallojnë dhe që i duhen sot Komunës sonë më shumë se kurrë.

 Ka ardhur koha që të zgjedhim jo vetëm një kandidat, por një përfaqësues të denjë të popullit tonë. Dikë që nuk flet vetëm me fjale, por vepron me vepra, me dinjitet dhe me zemër për këtë vend.

 I drejtohem me respekt të gjithë farefisit tim të gjerë, miqve, shokëve dhe çdo njeriu me vetëdije: Ta mbështesim drejtësinë, ta mbështesim njeriun e duhur, ta mbështesim Nexhmedin Sadikun  sepse me të, ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që troket.

 Unë besoj fort se ai është njeriu që i ka munguar këtij populli. Tash është momenti të themi me zë të lartë: PO  Ndryshimit!

Me respekt dhe bindje të plotë,

Shoku juaj  Nuhi Zeqiri