Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takua sot me Mbretin Charles III.
Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se takimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor, dhe se u diskutua miqësia midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.Gjatë qëndrimit tim në Londër, u takova me Lartësinë e Tij Mbretërore, Mbretin Charles III.Takimi ishte i sinqertë dhe kuptimplotë. Diskutuam për miqësinë midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha të cilave Mbreti u ka kushtuar vëmendje të madhe prej vitesh.Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit.Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Mickoski.
https://www.facebook.com/share/1EujeTouj7/?mibextid=wwXIfr