Kur fitonit me votat e maqedonasve, quhej “bashkëjetesë”! Sot po e quani “tradhti”?
Dikur, kur BDI fitonte komuna me votat e maqedonasve, ju e quajtët bashkëjetesë, tolerancë, dhe politikë të mençur.
Sot, kur maqedonasit votojnë kandidatët shqiptarë, ju e quani tradhti kombëtare!
Por mos harroni…
Në Strugë, Ramiz Merko dy mandate i fitoi kundër Ziadin Selës me ndihmën e votave maqedonase dhe ju fotonit bashkë me maqedonasit.
Në Tetovë, Teuta Arifi u mbajt në pushtet po me ndihmën e votave maqedonase!
Në Dibër, njejtë me votat e maqedonasve për dy mandate fituat pikërisht kundër kandidatëve të partnerit tuaj Ziadin Sela.
Në Gostivar, partneri tjetër i juaji, dy mandate ka fituar Arben Taravari, pikërisht me votat e VMRO.
Në Kërçovë, për vite të tëra keni bërë pazare politike për të siguruar votat e tyre.
Pra, kur votat maqedonase shkonin për ju, ishte “urë bashkëpunimi”.
Tani që ato shkojnë për të tjerët, është “rrezik për shqiptarët”?
Jo, z. Ahmeti!
Shqiptarët s’kanë më kujtesë të shkurtër.
Ata e dinë mirë kush bëri pazar me votat maqedonase dhe kush u përpoq t’i mbrojë interesat shqiptare me votën shqiptare!
Koha e standardeve të dyfishta ka mbaruar.
Sot, populli ju po ju thotë me Zë..
Mos qani për votat maqedonase, se me to keni mbajtur pushtetin për dy dekada!